Sporti

Presidenti i PSG-së vë në dyshim ligjshmërinë e veprimeve financiare të Barcelonës

09/28/2022 23:39
nga:Mergim Rreci

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, ka dhënë një intervistë për uebsajtin Politico këtë të mërkurë, ku ka rrëfyer se nuk e konsideron të drejtë që UEFA të lejojë transaksionet financiare që Barcelona ka kryer muajt e fundit.

“Nuk eshte e drejte. A është e paligjshme? Nuk jam i sigurt. Nëse UEFA e lejon, klubet e tjera do të bëjnë të njëjtën gjë. UEFA ka legjislacionin e saj financiar, me siguri do ta shikojnë të gjithë situatën”, tha presidenti i PSG, përcjell GazetaBlic Sport.

Bordi katalanas i drejtuar nga Joan Laporta aktivizoi disa leva financiare, duke shitur asete të ndryshme për të parandaluar falimentimin teknik të klubit dhe, në të njëjtën kohë, për të forcuar skuadrën, por menaxheri i klubit francez nuk ishte i bindur për ligjshmërinë e metodave.

“Rregullat e reja për qëndrueshmërinë financiare janë një zhvillim pozitiv. Por duhet të jemi të kujdesshëm. Nivelet e rrezikshme të borxhit dhe marrëveshjet magjike nuk janë një rrugë e qëndrueshme”, shtoi Al-Khelaifi.

/GazetaBlic Sport/