Presidenti i PSG-së ka konfirmuar për Canal+ se ylli brazilian Neymar do ta nisë në stol ndeshjen e Champions League kundër Real Madridit.
Ai tha se futbollisti brazilian është shumë më mirë, por që sot nuk do të startojë nga fillimi, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ai është më i mirë, është shumë më i mirë. Sot do të fillojë në pankinë, por ndihet shumë më mirë”, tha Nasser Al-Khelaïfi.
Në mungesë të sulmuesit të Auriverde, Angel Di Maria duket se do të shoqërojë Lionel Messin dhe Kylian Mbappé në sulmin e PSG-së.
/GazetaBlic Sport/


