Sporti

Presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi i lumtur me rinovimin e Mbappes

05/21/2022 21:21
nga:E K

Mbappe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me PSG.

Ylli francez i ka dhënë fund “telenovelës” së zgjatjes së kontratës dhe është bindur nga pronarët e PSG për të vazhduar qëndrimin e tij në Paris, shkruan GazetaBlic Sport.

PSG përmes Twitterit ka njoftuar edhe zyrtarisht rinovimin e kontratës së sulmuesit francez.

Pronari i klubit francez, Nasser Al Khelaifi u shpreh i lumtur me rinovimin e Mbappes.

“Jam krenar që ju jap një lajm të bukur: Kylian Mbappé ka nënshkruar deri në qershor 2025 me Paris Saint-Germain”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/