Mohamed Salah është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin.
Ylli egjiptian ka zbuluar se nuk ka marrë ndonjë ofertë nga “Reds” për vazhdimin e kontratës, duke nënkuptuar se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në “Anfield”, transmeton GazetaBlic Sport.
E interesimi i klubeve evropiane për sulmuesin e rrezikshëm nuk mungon.
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi e ka pranuar publikisht admirimin e tij për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.
“Ne e duam Mo Salah. Por ai ka një kontratë me Liverpoolin, prandaj nuk kemi folur kurrë me të. Ai është nga rajoni ynë. Jam shumë krenar për atë që ka arritur në Premier League. Kam respekt të madh për të dhe për Liverpoolin”, tha Khelaifi.
/GazetaBlic Sport.


