E ardhmja e Messit vazhdon të jetë një temë që përcillet me interesim të madh nga mediat.
Spekulimet kanë nisur për një rikthim të mundshëm te Barcelona, por ka pasur zëra që Messi mund të përfundojë edhe në MLS, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Nasser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së gjatë një interviste për “RMC Sport” beson se argjentinasi do vazhdojë në Ligue 1.
“Nëse ne të dy duam të vazhdojmë, ai do të qëndrojë me ne. Menduam se do të flisnim pas Kupës së Botës. Unë e konfirmoj se ai është shumë i lumtur te klubi ynë, ai po kalon një sezon të shkëlqyer. Mendoj se Messi dëshiron të qëndrojë”, është shprehur kreu i PSG-së.
/GazetaBlic Sport/


