Sporti

Presidenti i Napolit tallet me thashethemet që e lidhin klubin e tij me inkuadrimin në Superligën Evropiane

04/20/2021 16:09
nga:Lorik J

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis mohon që JP Morgan e ka ftuar Napolin të marrë pjesë në Super League:

Ai thotë se ishte duke fjetur mbrëmë, duke demantuar kështu lajmet për inkuadrimin e Napolit në Superligën Evropiane, përcjell GazetaBlic Sport.

“JP kush? Unë isha duke fjetur mbrëmë”, shkroi De Laurentiis në Twitter.

Napoli aktualisht është në vendin e pestë në tabelën e Serie A, dy pikë prapa Juventusit të vendit të katërt me shtatë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit të Serie A.

/GazetaBlic Sport