Sporti

Presidenti i Napolit i lumtur që skuadra do të luajë kundër Barçës në Champions

12/19/2023 09:01
nga:Lorik J

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është i kënaqur me shortin e fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij do përballet me Barcelonën.

I pyetur nëse ishte i kënaqur me shortin, De Laurentiis ishte i bindur: “Shumë, është një ekip i përshtatshëm, me një stil të ngjashëm me tonin”.

Napoli është në kërkim të fitores së parë ndaj katalanasve, ndaj të cilëve është përballur tashmë 6 herë në ndeshje zyrtare.

Dy skuadrat luajtën për herë të fundit me njëra-tjetrën në fazën eliminatore të Europa League në sezonin 2021/2022, kur Blaugranas eliminuan Napolin 5-3 në total në të dy ndeshjet.

Ndeshjet mes dy skuadrave në vitin 2024 do të zhvillohen më 21 shkurt në Napoli dhe 12 mars në Barcelonë.

/GazetaBlic Sport