Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni i përshkroi kuqezinjtë si të vetmën skuadër të vërtetë në qytetin e Milanos.
Scaroni u bë president i Milanit në verën e vitit 2018.
Pavarësisht se vjen nga një qytet dhe rajon i ndryshëm italian, Scaroni është një mbështetës i njohur për një kohë të gjatë i kuqezinjve dhe nuk e humbi mundësinë për të tallur rivalët e qytetit Inter.
“Unë jam nga Vicenza dhe erdha në Milano për të studiuar në universitet. Kur mbërrita këtu, humba në rrugë. Dhe më shikoni tani, pas kaq shumë vitesh, unë jam presidenti i ekipit të vetëm në Milano. Le të jemi të sinqertë: ka vetëm një ekip të vërtetë në Milano”, u tha ai gazetarëve.
/GazetaBlic Sport