Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas është suspenduar për 10 ndeshje pas incidenteve në ndeshjen kundër Marsejës më 21 nëntor (ndeshja e xhiros së 14-të të Ligue 1 e cila është shtyrë).
Në origjinë të dënimit ishin deklaratat e menaxherit, të regjistruara në procesverbalin e arbitrit, i cili synonte rinisjen e ndeshjes, pasi ajo u ndërpre për shkak të hedhjes së një shisheje nga tribuna kundër Payet, përcjell GazetaBlic Sport.
“Fatkeqësisht unë jam pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Franceze të Futbollit, FFF] dhe kjo nuk do të ndalet me kaq”, tha ai në drejtim të arbitrit, sipas shtypit francez.
Megjithatë, në një prononcim për L’ Équipe , Jean-Michel Aulas mbrojti se vendimi “nuk është i drejtë”, pasi ishte një “keqkuptim”, duke hedhur poshtë çdo lloj kërcënimi ndaj arbitrit.
/GazetaBlic Sport/


