Skuadra e Llapit të martën zhvillon ndeshjen ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Prishtina dhe Llapi do të takohen të martën në kuadër të Superkupës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Presidenti i Llapit, Beqir Batatina ka kërkuar përkrahje të madhe nga tifozët që të sjellin kupën në Podujevë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Të dashur llapjanë,
Të martën më 17 gusht do të zhvillojmë ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Kosovës, fituesi i Kupës, KF Llapi do përballet me kampionin aktual, FC Prishtina.
Kjo ndeshje i paraprinë nisjes së edicionit të ri 2021/22 dhe shpresojmë ta nisim mbarë. Ne jemi të bashkuar dhe të përgaditur maksimalisht për të triumfuar në këtë ndeshje.
Presim përkrahje nga gjithë qyteti, gjithë tifozët që të bashkuar ta sjellim trofeun e dytë me radhë në Podujevë.
Së bashku ia dalim!
Për Llapin tonë”, shkroi ai.
Takimi mes Prishtinës dhe Llapit zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, derisa do përdoret VAR-i për herë të parë në Kosovë.


