E ardhmja e Renato Sanches është ende e pakonfirmuar.
Mesfushori i Lille ndiqet me vëmendje të madhe nga Milani dhe Paris Saint-Germain, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi kuqezi – kampion në fuqi i Italisë – e ka ndjekur shumë dhe synon që portugezi të zëvendësojë Franck Kessie, i cili u largua nga Milani për t’iu bashkuar Barcelonës.
Paris Saint-Germain po punon gjithashtu për ta transferuar atë.
Gjatë konferencës për shtyp, presidenti i Lille, Olivier Letang foli edhe për Renato Sanches.
Shitja është e konfirmuar, por klubi që do ta punësojë lojtarin ende nuk është përcaktuar.
“Renato ka dy mundësi të mëdha, dy mundësi të mëdha sepse po flasim për klube të mëdha. Sot, nëse ai është ende me ne, është sepse nuk kemi gjetur një marrëveshje me klubet me të cilat po flasim. Na duhet ende pak durim. Renato Sanches do të largohet, nuk e di në cilin klub Milan apo PSG”, tha ai.
/GazetaBlic Sport


