Ashot Khachaturyants, presidenti i Premier Ligës ruse, foli në një konferencë shtypi për situatën në futbollin rus pas sanksioneve të rënda që e goditën për shkak të pushtimit të Ukrainës, duke shpjeguar se autoritetet po flasin me FIFA dhe UEFA për të lejuar klubin dhe kombëtarën të kthehet për të luajtur ndërkombëtarisht.
“Në situatën në të cilën ndodhemi, gjithçka po ndryshon dhe nuk mund të them asgjë me siguri, por bisedimet me FIFA-n dhe UEFA-n vazhdojnë. Unë me të vërtetë shpresoj që Dyukov (president i Federatës Ruse të Futbollit) mund të përfitojë nga marrëdhënia e gjatë që ka me drejtuesit e dy organizatave. Mendoj se ky faktor mund të jetë një avantazh për t’i lejuar Rusisë të kthehet plotësisht për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare”, tha Khachaturyants.
/GazetaBlic Sport


