Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Letonisë, Eglis Levits, i cili po qëndron në Kosovë me ftesë të presidentes.
Ai do të pritet me ceremonitë më të larta shtetërore, ndërkohë pas takimit, Osmani e Levits do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.
Pas këtij takimi, presidenti letonez do të takohet me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe në kryeministrin Albin Kurti.


