Sporti

Presidenti i Lazios: Grupet ultras të Interit dhe AC Milan janë të përfshirë në shumë aktivitete të paligjshme

10/03/2024 19:40
nga:Lorik J

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka komentuar hetimin e autoriteteve italiane ndaj tifozëve të Interit dhe AC Milan të akuzuar për krim të organizuar.

Ka pasur një hetim për krimin e organizuar brenda grupeve ultras të Interit dhe Milanit, të cilët gjithashtu kanë një lidhje të fortë me klubet, dhe kjo është diçka me të cilën Lotito ka luftuar edhe te Lazio gjatë viteve.

“Unë nuk i di detajet dhe nuk mund të gjykoj. Që kur kam qenë president, gjithmonë kam thënë se ekstremet duhet të ndjekin ligjin, jo konsensusin. Të zgjedhësh ligjshmërinë do të thotë të përjashtosh ata elementë që përdorin sportin dhe sidomos futbolli për të përfituar. Ka shumë aktivitet të paligjshëm në grupet ultras të Interit dhe Milanit dhe kjo ul nivelin sportiv të klubit si dhe ul sigurinë, ndaj jam për më shumë veprime për të frenuar këto probleme. Kjo është vetëm maja e ajsbergut”, tha Lotito.

/GazetaBlic Sport