Sporti

Presidenti i Lazios dënohet me pezullim, klubi poashtu merr gjobë të majme financiare

10/19/2021 15:47
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito mbetet këshilltar federal, por Gjykata Federale e Apelit e ka sanksionuar atë me një pezullim dy-mujor pas çështjes “COVID-19”.

Lotito fillimisht u vendos në 12 muaj skualifikim për shkeljet e protokollit COVID, por Lazio apeloi në CONI dhe vendimi është dhënë nga Gjykata Federale e Apelit sot, përcjell GazetaBlic Sport.

Ishte e pasigurt nëse Lotito do të ishte në gjendje të qëndronte në zyrën e FIGC si këshilltar federal, por ai do të jetë në gjendje të vazhdojë pasi Gjykata Federale e Apelit zbuloi sanksionet.

Vendimi ka sanksionuar Lotiton me një pezullim dy-mujor pasi nuk respektoi protokollet e koronavirusit.

Mjekët e Lazios, Ivo Pulcini dhe Fabio Roda, megjithatë, janë pezulluar për pesë muaj nga Gjykata Federale e Apelit për shkelje të rregullave federale dhe mosrespektim të protokolleve shëndetësore.

Lazio gjithashtu u dënua me një gjobë prej 50,000 €.

/GazetaBlic Sport/