Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka njoftuar se tifozët pritet të rikthehen në stadium këtë edicion të ligës spanjolle.
Ka rreth më shumë se një vit që tifozët nuk kanë qenë të pranishëm për shkak të kushteve pandemike, shkruan GazetaBlic.
Megjithatë, sipas mediave spanjolle, presidenti Tebas ka konfirmuar që tifozët do të rikthehen me 20% të kapaciteteve.
“Ne jemi gati për publikun duke filluar që nga dita e nesërme. Shpresoj që nga fundi i sezonit të kemi 20% të stadiumeve të mbushura me tifozë” – deklaroi ai.
Javier Tebas pide el regreso inminente del público a los estadios. El máximo mandatario de la LFP no entiende que en partidos de Segunda B se puedan reunir hasta 7.000 espectadores y que en el fútbol profesional no se pueda contar con un 20% del aforo.https://t.co/kTKdcJlFDG pic.twitter.com/FFZxyjwLpE
— Radio Marca Almería (@RadioMarcaAlmer) April 14, 2021


