Lojtari i Barcelonës, Ansu Fati, vazhdon të rikuperohet nga një dëmtim në këmbën e majtë dhe mund të jetë në dispozicion të Xavi Hernández në më pak se tre javë.
Megjithatë, ndërsa sulmuesi vazhdon të punojë për të shëruar dëmtimin, ai ka marrë lëvdata të papritura nga presidenti i La Ligës, Javier Tebas, transmeton GazetaBlic Sport.
Duke folur për ‘El Partidazo de Cope’, Tebas është pyetur për nënshkrimin e mundshëm të Kylian Mbappe nga Real Madridi dhe trajneri nënvizoi se në Spanjë tashmë ka lojtarë të mirë, duke theksuar se 10-shi i Barçës është më i mirë se francezi i PSG-së.
“Ne gjithmonë duam të vlerësojmë lojtarët që nuk luajnë në Spanjë. Megjithatë, për mendimin tim, Ansu Fati është më i mirë se Mbappé”, tha Tebas.
/GazetaBlic Sport/


