Lajme

Presidenti i Kroacisë mbërrin në Shqipëri, pritet me ceremoni zyrtare (VIDEO)

10/18/2023 11:16
nga:N K

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, ka mbërritur në Shqipëri ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore.

Ai është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu i tij shqiptar Bajram Begaj.

I pari i shtetit kroat po shoqërohet nga zonja e parë Sanja Musiq-Milanoviq.

Begaj dhe Milanoviq, pritet që të mbajnë një konferencë për media.