Eliminimi i Koresë së Jugut në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026 ka shkaktuar reagime të forta në vend.
Ekipi kombëtar grumbulloi vetëm tre pikë në tre ndeshje, duke mos arritur të kalojë më tej.
Presidenti Lee Jae-myun ka kërkuar që Ministria e Kulturës, Sporteve dhe Turizmit të nisë një hetim për arsyet e dështimit, duke theksuar edhe përdorimin e fondeve publike në përgatitje.
“Duke pasur parasysh se fonde të konsiderueshme të taksapaguesve dhe burime shtetërore janë investuar në pjesëmarrjen në Kupën e Botës, kërkoj nga Ministria e Kulturës, Sporteve dhe Turizmit të kryejë një hetim mbi këtë dështim,” u shpreh presidenti.
Vendimi e kthen eliminimin nga një çështje thjesht sportive në një analizë më të gjerë institucionale.
/GazetaBlic Sport/


