10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë një aksidenti që ka ndodhur afër Slovinski Brod në Kroaci.
Autobusi me targa të Kosovës që po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë është rrokullisur.
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka dërguar telegram ngushëllimi familjarëve të viktimave të këtij aksiendeti.
Ja postimi i KOK’ut:
“Telegram ngushëllimi për familjet e viktimave të aksidentit në Kroaci
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen nga jeta të dhjetë shqipëtarëve të Kosovës dhe shumë të tjerë të lënduar, në aksident trafiku në Kroaci.
Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tyre, dhe u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve.
Kjo ngjarje na ka tronditur të gjithëve dhe pa dyshim që edhe ne, nga Lojërat Olimpike në Tokio, po bashkëndjejmë dhimbjen me familjet e viktimave.
U qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Ismet Krasniqi,
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


