Transferimet nuk kanë të bëjnë vetëm me lojtarët, por edhe me drejtuesit dhe sipas raportiemve në Itali, Juventusi po monitoron shqiptarin Igli Tare, si një pasues të mundshëm të Federico Cherubini.
Ish sulmuesi shqiptar ka kontratë me Lazion deri në qershor 2023 dhe sipas Calciomercato.com, presidenti i Zonjës së Vjetër Andrea Agnelli është një admirues i tij, transmeton GazetaBlic Sport.
Tare u emërua nga Lazio në 2009 dhe ka ndërtuar një skuadër shumë konkurruese, duke kompletuar nënshkrime të mëdha si ato të Luis Alberto, Ciro Immobile dhe Sergej Milinkovic-Savic.
Agnelli admiron njohuritë e Tare për futbollin ndërkombëtar dhe aftësinë e tij për të ‘gjeneruar vlerë’ duke nënshkruar lojtarë të rinj me një çmim të ulët, duke i lënë ata të zhvillohen në klub.
Juventus nuk do të bëjë një lëvizje para përfundimit të kontratës së Tare në më pak se dy vjet, por drejtuesi është në planet e “Zonjës së Vjetër”.
/GazetaBlic Sport/


