Sporti

Presidenti i Juventus pozitiv me koronavirus

01/10/2022 13:22
nga:E K

Futbolli po vazhdon të goditet nga koronavirusi.

Skuadra italiane, Juventus ka lajmëruar një rast të ri pozitiv me COVID-19, shkruan GazetaBlic Sport.

Bëhet fjalë për presidentin e klubit të ‘Zonjës së Vjetër’, Andrea Agnelli.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i afërt me klubin italian, Romeo Agresti i cili shkroi në Twitter: “Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka dal pozitiv me COVID-19″.

/GazetaBlic Sport/