Lajme

Presidenti i Iranit: Suksesi i marrëveshjes me SHBA-në do të varet nga zbatimi i saktë

06/23/2026 10:45
nga:L J

Suksesi i marrëveshjes kornizë të arritur ndërmjet SHBA-së dhe Iranit do të varet nga “zbatimi i saj i saktë”, tha të martën presidenti i Iranit, shkruan CNN.

“Efektiviteti i bisedimeve varet nga angazhimi i plotë ndaj detyrimeve të dakorduara dhe zbatimi i tyre i saktë. Përparimi në këtë rrugë do të matet nga respektimi praktik i përgjegjësive të pranuara. Deklaratat jashtë tekstit të dakorduar nuk ndihmojnë në avancimin e negociatave”, shkroi Masoud Pezeshkian në një postim në X.

Negociatorët amerikanë dhe iranianë shprehën optimizëm të hënën pas negociatave në Zvicër, por kanë dhënë mesazhe të ndryshme lidhur me vizitat e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike në objektet bërthamore të Iranit.

Pezeshkian pritet ta vizitojë të martën Pakistanin, i cili ka luajtur një rol kyç si ndërmjetës mes SHBA-së dhe Iranit prej muajsh, ndërsa të dyja palët përpiqen të gjejnë një zgjidhje përfundimtare diplomatike për luftën.