Sporti

Presidenti i Interit: Shijoni derbin, sepse Scudetton e kemi fituar

04/22/2024 13:38
nga:Lorik J

Steven Zhang, presidenti i Interit, ndodhet në Kinë dhe nuk do e ketë të mundur të ndjekë nga afër skuadrën e tij të hënën mbrëma në “San Siro”, aty ku do të luhet derbi i Milanos.
Megjithatë, Zhang i ka çuar një mesazh skuadrës së tij, duke e karikuar përpara ndeshjes ndaj Milanit.

“Nuk ka nevojë të motivoj skuadrën para një derbi, vetëm dua të falenderoj skuadrën time për këtë sezon fantastik që ka bërë. Tashmë le të shijojnë lojën dhe të mos mendojnë për Scudetton, sepse nëse nuk ndodh në derbi, do të ndodhë ndeshjen e ardhshme, tashmë e kemi të fituar.

Kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm, por nëse fitorja e Serie A vjen në derbi, sigurisht që do të jetë e mrekullueshme”, ka thënë Steven Zhang, presidenti i Interit.