Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet sot (e mërkurë) nga ora 11:00.
Kuvendi do të mbahet në ambientet e FFK-së, përcjell GazetaBlic Sport.
FFK-ja ka njoftuar ditën e djeshme se vetëm një medium do të lejohet që të jetë i pranishëm në sallën ku do të mbahet Kuvendi, i cili do të transmetohet drejtpërdrejte në Art Motion dhe faqen zyrtare të federatës, gjë për të cilën ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke kërkuar që të lejohet edhe pjesëmarrja e mediave tjera.
Sot, gazetarët nuk janë lejuar të futen as në oborrin e FFK-së, ngjarje kjo që nuk është parë asnjëherë më parë.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka tashmë ka arritur në ambientet e FFK-së, atje ku do të jetë i pranishëm në këtë Kuvend.
/GazetaBlic Sport/


