Sporti

Presidenti i Francës, Macron: Takova babanë e Mbappe javën e kaluar dhe e pyeta…

05/06/2024 12:43
nga:Lorik J

Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar se po përpiqet të bindë Kylian Mbappe edhe një herë. Megjithatë, këtë herë, bëhet fjalë për Olimpiadën e ardhshme në Paris.

“Unë me të vërtetë shpresoj që të gjitha klubet evropiane t’i lirojnë lojtarët e tyre, siç kanë bërë klubet franceze, kjo është fryma olimpike,” tha Macron në një intervistë për ‘La Tribune Dimanche’.

“Unë takova babanë e Mbappe javën e kaluar dhe i bëra atij pyetjen. Ai më tha: “Ai dëshiron të luajë”, shtoi Macron.

Një arsye pse Macron nuk dëshiron që Mbappe të largohet nga PSG është për shkak të Lojërave Olimpike. Besohet se Real Madridi nuk do ta lejojë Mbappe të luajë në Lojërat Olimpike këtë verë nëse ai bashkohet me ta.

Mbappe konfirmoi në vitin 2022 se ishte Macron ai që e bindi të qëndronte në PSG kur Real Madrid e kërkonte.

Real Madrid thuhet se është duke përgatitur një ceremoni zyrtarizimi të Mbappe në qershor.

/GazetaBlic Sport