Raportohet se klubet nga Premierliga dhe La Liga nuk do të lejojnë lojtarët që të udhëtojnë me kombëtaret e tyre për ndeshjet e shtatorit.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka dërguar një letër kryeministrit britanik, Boris Johnson, për t’i kërkuar atij që klubet e Premier League t’i lejojnë lojtarët që të marrin pjesë në kombëtaret e tyre për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022“, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë kam sugjeruar që të zbatohet një qasje e ngjashme me fazat përfundimtare të Euro 2020”, ka deklaruar Infantino.
Një zëdhënës i qeverisë konfirmoi për BBC Sport se Kryeministri e ka marrë letrën dhe do të përgjigjet në përputhje me rrethanat.
/GazetaBlic Sport/


