Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka dhënë një mesazh në lidhje me cerermoninë e shpalljes së më të mirëve të vitit nga FFK-ja.
I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, në mesazhin e tij, nuk mund të harronte asesi atë që dha kontribut të jashtëzakonshëm, të ndjerin Fadil Vokrri.
“I ndjeri Fadil Vokrri, presidenti i juaj i atëhershëm dhe miku im i dashur, punoi aq shumë për të realizuan ëndrrën e anëtarësimit të Kosovës në FIFA dhe dua të fillojë duke i bërë homazhe një lideri të madh dhe një futbollisti të madh”, tha Infatino në mesazhin e tij.