Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë (FIFA), Gianni Infantino, ka dhënë përsëri disa komente lidhur me zhvillimin e Kupës së Botës çdo dy vite.
Një ide për Kupën e Botës çdo dy vite ka nxitur reagime të shumta, si dhe kundërshtime të mëdha nga UEFA, shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë.
Së fundmi, Infantino ka hequr përgjegjësinë nga vetja duke thënë se nuk ishte kërkesa e tij për një gjë të tillë.
“Kupa e Botës çdo dy vite nuk është kërkesë e imja, por nga kongresi i FIFA”, ka thënë Infantino.
Tutje ai foli edhe për mundësinë që përveç Kupës së Botës, edhe EURO të zhvillohet çdo dy vite.
“Sikur Kupa e Botës, edhe EURO mund të zhvillohet po ashtu çdo dy vite”, shtoi presidenti i FIFA.
Duket se Infantino nuk mendon aspak për lojtarët, të cilët në numër të madh janë ankuar për ngarkesë të madhe.


