Sporti

Presidenti i Federatës Spanjolle siguron Real Madridin se do të marrë audion e VAR për ndeshjen ndaj Espanyol

02/06/2025 19:43
nga:Lorik J

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan e ka siguruar Real Madridin se do të marrë audion e VAR nga ndeshja e tyre kundër Espanyolit, sipas Marca.

Real Madridi kërkoi që audio të publikohej pas polemikave pas ndeshjes, por kjo kërkesë ra në vesh të shurdhër.

Megjithatë, ka një lajm të mirë pasi po kërkohet më shumë llogaridhënie edhe nga ekipi më i mirë në futbollin spanjoll.

Real Madrid humbi ndeshjen kundër Espanyol me rezultatin 1-0.

/GazetaBlic Sport