Sporti

Presidenti i Federatës së Francës flet për mundësinë që Zidane të jetë trajner i kombëtares

12/01/2021 09:58
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graet, ka dhënë një intervistë për AFP, në të cilën ka diskutuar në detaje të ardhmen e stolit të ekipit francez.

Kreu i Federatës nuk ka garantuar vazhdimësinë e Deschamps, qëndrim që nxit më shumë thashethemet që e vendosin Zidane në stolin e “bluve”.

“Nëse Deschamps fiton Kupën e Botës, mund të kërkojë të qëndrojë. Nëse jo, mund të ketë një ndjesi për revansh. E vlerësoj shumë, nuk mund të themi se vendimi i përket atij. Mendoj se besnikëria e Deschamps i ka dhënë frytet”, pranoi Le Graet për të ardhmen e trajnerit francez. Lidhur me hipotezën “Zidane”, ai shtoi: “Të gjithë flasin për këtë. Le të imagjinojmë që Deschamps vjen dhe më thotë se nuk dëshiron të vazhdojë. Emri Zidane më vjen në mendje, pa dyshim, nëse ai është i lirë. Nuk do të pres që Zidane të jetë i lirë. Të jesh trajner do të thotë të kesh shumë ambicie. Nëse e bën këtë me llogaritje, duke pritur thirrjen, nuk është gjë e mirë.”