Lajme

Presidenti i ENQA-s i dorëzon drejtorit të AKA-së vendimin për Statusin e ri të Agjencisë së Akreditimit

10/28/2022 12:35
nga:Y I

Presidenti i ENQA-s, Douglas Blackstock, i ka dorëzuar zyrtarisht drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, vendimin për statusin “afilliate” të AKA-së, raporton Gazeta Blic.

Në njoftimin e AKA-së thuhet se vendimi për dhënien e statusit “affiliate” për AKA-në e ka marrë Bordi i ENQA-s më 20 shtator 2022, ndërsa AKA është njoftuar për këtë vendim më 3 tetor 2022.

Pas marrjes së statusit të ri në ENQA, është krijuar mundësia që AKA të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA-s.

Njoftimi i plotë i AKA-së:

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), që po mbahet në Stokholm të Suedisë, Presidenti i ENQA-s, Douglas Blackstock, edhe zyrtarisht, i ka dorëzuar drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, vendimin për statusin “afilliate” të AKA-së.

Vendimi për dhënien e statusit “affiliate” për AKA-në e ka marrë Bordi i ENQA-s më 20 shtator 2022, ndërsa AKA është njoftuar për këtë vendim më 3 tetor 2022.

Pas marrjes së statusit të ri në ENQA, është krijuar mundësia që AKA të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA-s.

Në vigjilje të kësaj Asambleje, drejtori i AKA-së, ka zhvilluar takime të veçanta me drejtues të ENQA-s, Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) si dhe me drejtues të agjencive homologe në rajon dhe Evropë.