Sporti

Presidenti i Corinthians: Po, ne dërguam ofertë për Ronaldon

01/06/2023 21:04
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Al Nassr në Arabinë Saudite. Është kontrata më e pasur në historinë e futbollit dhe portugezi do të marrë 500 milionë euro deri në qershor të vitit 2025.

Ronaldo pretendon se ai nuk ka ardhur në Arabinë Saudite për para, por për një sfidë sportive. Ai gjithashtu theksoi se ai refuzoi ofertat nga shumë klube të tjera, duke përfshirë një ekip nga Brazili.

Ai ekip është Corinthians. Presidenti i klubit brazilian Duilio Monteiro Alves ka folur për ofertën që i ka dërguar yllit portugez dhe i vjen keq që nuk arriti ta transferonte portugezin.

“Ne i ofruam atij rrogën që kishte në Manchester United (30 milionë euro) dhe një kontratë dyvjeçare. Ne folëm gjashtë, shtatë herë me Jorge Mendes dhe në fund e dërguam ofertën përmes një personi tjetër. Cristiano përfundimisht vendosi të nënshkruajë një kontratë më të pasur me një ekip nga Arabia Saudite.”

/GazetaBlic Sport