Manuel Rui Costa, presidenti i Benfica, foli për DAZN për situatën e Enzo Fernandez, një mesfushor i kërkuar në tregun ndërkombëtar pas Botërorit të shkëlqyer të luajtur në Katar.
Ne nuk duam të shesim Enzo Fernandez në janar, por jemi të gatshëm për të liruar lojtarin në rast oferte prej 120 milionë eurosh”. Me pak fjalë, ato të klauzolës. Ka interesa të shkëlqyera në Premier League për argjentinasin e lindur në 2001, mbi të gjitha të Chelseat, përcjell GazetaBlic Sport.
Enzo Fernandez ka ngjallur interesimin e madh të Liverpool, Chelsea dhe Manchester United pas paraqitjeve të mira me Argjentinën në Kupën e Botës ku edhe doli triumfues me kombëtaren nga Amerika Latine.
/GazetaBlic Sport./


