Sporti

Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness kritikon Barcelonën: Duan Lewandowskin, por kanë rrezikun e madh të falimentimit

06/24/2022 16:25
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, në një prononcim për The Mirror, ka lënë kritika ndaj Barcelonës, në një kohë kur katalanasit duan të nënshkruajnë me Lewandowskin.

“Ata duan të nënshkruajnë me Lewandowskin kur kishin një miliard paund borxh për gjysmë viti. Në Gjermani do të kishin falimentuar shumë kohë më parë. Ata kanë rrezikun e falimentimit në derë dhe bëjnë oferta miliona dollarësh për një lojtar të Bayernit”, tha menaxheri, përcjell GazetaBlic Sport.

Me kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, Lewandowski po e detyron të largohet drejt Barcelonës.

Mirëpo, drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, në një prononcim për Bild, ka lënë garancinë që klubi nuk do ta lejoj largimin e tij.

/GazetaBlic Sport/