Sporti

Presidenti i Bayernit: “Nëse fitojmë çdo ndeshje, nuk do të më mungojë Lewandowski”

08/18/2022 11:29
nga:L J

Herbert Hainer, presidenti i Bayern Munichut ka folur për gjendjen financiare të gjigantit gjerman. Ai poashtu konfirmoi çmimin me të cilin Robert Lewandowski u transferua në FC Barcelona.

Bayerni ka qenë shumë aktiv javët e fundit. Sadio Mane, Matthijs de Ligt, Ryan Gravenberch dhe Noussair Mazraoui u tranferuan në Mynih, përcjell GazetaBlic Sport.

“Për shkak të pandemisë, situata jonë nuk ishte e lehtë. Na mungojnë 150-200 milionë euro në tre vitet e fundit. Megjithatë, klubi ka bërë shumë mirë në dekadat e fundit dhe është në gjendje të shkëlqyer financiare. Kjo është arsyeja pse ne mund të përballonim transferimet. Nga ana tjetër – humbasim shumë lojtarë. Para së gjithash, Robert Lewandowski, për të cilin morëm 50 milionë euro”, tha Hainer.

Karl-Heinz Rummenigge pranoi se i mungon sulmuesi polak. Hainer ka reaguar ndryshe ndaj pyetjes për Lewandowski.

“Nëse fitojmë çdo ndeshje, nuk më mungon”, u përgjigj presidenti i gjigantit të Mynihut.

/GazetaBlic Sport