Sporti

Presidenti i Bayernit lavdëron formatin e ri të Ligës së Kampionëve: ‘Ne po shohim më shumë ndeshje midis ekipeve më të mira të Evropës’

09/15/2025 16:24
nga:Lorik J

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, ka shprehur entuziazmin e tij për fillimin e sezonit të ri të Ligës së Kampionëve dhe në veçanti për formatin e ristrukturuar të garës.

Duke folur në një intervistë me tz Munchen, Hainer ka nënvizuar ndryshimet dhe rritjen e konkurrencës së turneut.

“Mezi pres ta shoh, edhe sepse formati i ri është shumë emocionues. Mjafton të kujtojmë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve sezonin e kaluar, se si tabela ndryshoi. Falë kësaj reforme, ne tashmë po shohim më shumë ndeshje midis ekipeve kryesore të Evropës në fazën e ligës sesa më parë”, tha Hainer.

Duke reflektuar mbi përvojën e Bayernit, ai shtoi: “Sezonin e kaluar, për shembull, u përballëm me fituesit Paris Saint-Germain në fillim – ne ishim e vetmja ekip që mundëm PSG në garë në atë kohë.”

/GazetaBlic Sport