Sporti

Presidenti i Barcelonës: Ndihem i turpëruar, tani duhet të luftojmë në La Liga

04/14/2022 23:52
nga:L J

Presidenti i Barcelonës, Laporta theskoi se skuadra e tij duhet ta pranojë eliminimin nga Europa League, pavarësisht se janë shumë të mërzitur.

Skuadra e tij u eliminua sot nga Frankfurti pas humbjes në Camp Nou me rezultatin 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne nuk kemi mundur të fitojmë, kemi humbur ndeshjen dhe duhet ta pranojmë. Të gjithë jemi të trishtuar dhe të zemëruar, por duhet të vazhdojmë dhe të luftojmë për La Ligën”, tha fillimisht Laporta.

Ai tha se ajo çka ndodhi në tribuna ishte diçka e turpshme.

“Ajo që ka ndodhur në tribuna është një turp që nuk mund të përsëritet, ne duhet të përpunojmë informacionin që kemi për të ndërmarrë veprime, por është për të ardhur keq. Do të duhet të jemi më të rreptë dhe të mos lejojmë disa gjëra. Ndihem i turpëruar si tifoz i Barcelonës”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport