Sporti

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi i lumtur me trofeun e Kupës: Synojmë kualifikimin në Europa League

05/22/2024 18:11
nga:Mergim Rreci

Ballkani e ka fituar trofeun e Kupës së Kosovës.

Skaudra nga Theranda ka triumfuar pas penalltive ndaj Prishtinës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati pas 120 minutave lojë ishte 2 me 2, por që Ballkani triumfoi pa ekzekutimit të penalltive me rezultat 4 me 2.

Pas triumfit është deklaruar edhe presidenti i skuadrës nga Theranda, Arsim Kabashi.

As në ëndrrat tona më të mira nuk e kishim menduar se do të merrnim dy kupa në një vit. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me trajnerin dhe do të sigurojmë edhe disa transferime, këtë edicion do të synojmë kualifikimin në Europa League“, tha ai.

/GazetaBlic Sport/