Lajme

Presidenti i Austrisë uron Vjosa Osmanin përmes ambasadorit austriak në Kosovë, Austria vazhdon përkrahjen për vendin tonë

04/16/2021 13:52
nga:M K

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Weidiniger.

Ai ia solli Osmanit urimin e presidentit austriak, Alexander Van der Bellen, përcjell GazetaBlic.

Në komunikatën e presidencës, tutje thuhet se Osmani shprehu mirënjohjen e saj shtetit të Austrisë për përkrahjen e vazhdueshme.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani priti sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Weidiniger, i cili ia solli urimet e Presidentit të Austrisë, z. Alexander Van der Bellen, dërguar Presidentes Osmani me rastin e zgjedhjes së saj Presidente e Kosovës.

“Vendet tona kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të afërta – politike, ekonomike, kulturore, por mbi të gjitha njerëzore”, thuhet ndër të tjera në letrën e urimit të Presidentit të Austrisë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj shtetit të Austrisë për përkrahjen e vazhdueshme të cilën ia ka ofruar Kosovës dhe u shpreh e lumtur për raportin e shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

“Ne e mbajmë të kthjellët kujtimin për ndihmën që Austria ka dhënë në ditët më të vështira nëpër të cilat ne kemi kaluar. Mundësia e shkollimit për të rinjtë tanë, të cilët sot janë bartës të përgjegjësive publike, është vetëm njëra nga shtyllat e përkrahjes austriake për qytetarët e Kosovës”, tha znj. Osmani.

Ndërkohë, ambasadori i Austrisë, Chritoph Weidinger, ritheksoi gatishmërinë e shtetit austriak për ta vazhduar bashkëpunimin e mëtejmë. Austria, sipas ambasadorit të saj, nëpërmjet Agjencisë për Zhvillim do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në shumë fusha.

LEXO EDHE:

Bieber: Propozimi për ndryshim të kufijve është kërcënim serioz për t’u injoruar nga Michel dhe Von der Leyen

/GazetaBlic/