Sporti

Presidenti i Atletico Madridit: Guardiola e vendosi një mur tek porta e tyre, ata luajtëm vetëm në mbrojtje

04/14/2022 18:11
nga:L J

Manchester City realizoi një nga paraqitjet e tyre më të mira evropiane mbrëmë kundër kampionit spanjoll, Atletico Madrid.

Duke udhëhequr 1-0 me golin e Kevin De Bruyne në ndeshjen e parë në Etihad Stadium, City e dinte se një barazim do të mjaftonte për ta kaluar në katërshen e fundit të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, jo të gjithë ishin të impresionuar me strategjinë e skuadrës së Premier League, më së paku presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo.

“Manchester City luajti duke u mbrojtur, duke vendosur një mur para portës së tyre”, tha ai për Radio MARCA.

“Të gjithë e kanë parë. Manchester City ishte një ekip tërësisht mbrojtës. Dje u tregua se secili ka parahistorinë e vet”.

“Ishte një ndeshje që, me pak fat, do të na kishte çuar në gjysmëfinale,” vazhdoi ai.

“Nuk patëm fatin të shënonim gol dhe të arrijmë në kohën shtesë. Në aspektin sportiv dhe njerëzor, Simeone nuk mund të kritikohet. Ai di të jetë në të gjitha situatat. Ai do të vazhdojë me ne, kjo është historia e tij, ai është një fitues dhe do të jetë me ne për aq kohë sa të dojë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport