Sporti

Presidenti gjerman nderon Jurgen Klopp me çmimin e veçantë

10/01/2024 16:12
nga:Mergim Rreci

Jurgen Klopp vazhdon të jetojë jetën e tij më të mirë pasi u largua nga Liverpool.

Këtë javë, 57-vjeçari mori Urdhrin e Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë në një ceremoni të veçantë, përcjell GazetaBlic Sport.

Reuters raporton se ngjarja u organizua nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në kështjellën Schloss Bellevue të Berlinit.

Ja pamjet: