Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi akuzon Izraelin se ka penguar dërgesat e ndihmave në Gaza.
“Kalimi i Rafahut midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës është i hapur 24/7, por procedurat e Izraelit për të lejuar hyrjen e ndihmave po pengojnë procesin”, tha ai të mërkurën.
“Kjo është pjesë e mënyrës se si ata ushtrojnë presion për çështjen e lirimit të pengjeve”, theksoi al-Sisi, raporton Reuters.