Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderime të larta nga homologu i saj austriak, Alexander Van der Bellen, gjatë ditës së sotme në Vjenë.
I pari i Austrisë ka publikuar pamje nga pritja që i është bërë Osmanit, në llogarinë e tij në Twitter.
Ai tha se nuk dyshon se të dy vendet do të bëhen edhe më të afërta, ndërsa Kosova po përparon në rrugën e saj evropiane.
“Mirësevini në Vjenë, Presidente Vjosa Osmani. Vizita juaj nënvizon marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona. Dhe nuk dyshoj që marrëdhëniet tona do të bëhen edhe më të afërta ndërsa Kosova po përparon në rrugën e saj evropiane”, ka shkrur Van der Bellen.
Herzlich willkommen in Wien, Präsidentin @VjosaOsmaniPRKS! ?? Your visit underlines the good relations between our two countries. And I have no doubt that our relations will become even closer as #Kosovo progresses on its European path. (vdb) pic.twitter.com/vit8GP0TR5
— A. Van der Bellen (@vanderbellen) June 22, 2021