Presidentët e skuadrës së Gjilanit kanë ardhur nga Zvicra dhe po qëndrojnë afër futbollistit të tyre Oltion Bilalli, i cili pësoi dje një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Malishevës dhe momentalisht po qëndron në QKUK.
Aksionarët e klubit, Shaban Bajrami, Qëndrim Demiri dhe Valmir Emini kanë arritur në QKUK sot në mëngjes për të qëndruar afër futbollistit të tyre Oltion Bialli, mëson GazetaBlic Sport.
Mësohet se presidenti i klubit Fatlum Pireva dhe doktori i klubit Argjil Shkodra kanë kaluar gjithë mesnatën afër me familjen Bilalli në QKUK.
Oltion Bilalli vazhdon të jetë në kujdes intensiv, mirëpo ekzaminimet e fundit mjekësore (Të përditësuara sot në orën 12:00) tregojnë për gjendje stabile, pasi që gjakderdhja nuk i është shpërndarë në pjesët e tjera të trurit.
Bilalli do të jetë për disa ditë në kujdes intensiv dhe përcjellje të rreptë të mjekëve. Gjendja e tij do të përcillet orë pas ore.
Kujtojmë se Gjilani sot ka anuluar stërvitjet, pasi lojtarët janë në gjendje jo të mirë emocionale.
/GazetaBlic Sport


