Lajme

“Presidente, a ndihesh në siklet nga kjo pamje?”

07/16/2021 22:26
nga:M K

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Halil Matoshi ka kritikuar mënyrën e arrestimit të aktivistes Teutë Rrusta.

Madje, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Matoshi ka kritikuar edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, për heshtjen e kësaj të fundit, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Presidente, a ndihesh në siklet nga kjo pamje?
Nji grue, Teuta Rrusta arrestohet dhunshëm në publik dhe papërshtatshëm nga burra të uniformuem, pse ka ushtru të drejtën kushtetuese të protestës, derisa ti si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve dhe si gardiane e kushtetutshmënisë, për ma tepër, si grue vazhdon me hesht tue mbështet shtetin policor të Albin Kurtit!
Presidente, Qeveria po u qet haraç qytetarëve tue i dhânë jashtligjshëm tender dymilionësh nji firme me tre veta!?
Presidente, po dëshmohesh ideologjikisht e rreshtume, sëkëndejmi vegël e Qeverisë Kurti!
P.S.
Pastaj heshtja bâhet ligj, për grupin e grave deputete, Shoqninë Civile etj. që i dolën në mbrojtje Presidentes Vjosa Osmani me të drejtë, kur ajo u buluzu!

/GazetaBlic/