Lajme

‘President apo zgjedhje’, analisti kosovar: ‘Momentalisht s’ka mundësi të zgjedhet, LVV po luan viktimën’

04/18/2026 15:35
nga:Y I

Data 28 prill është afati i fundit kur deputetët e Kuvendit duhet të zgjedhin Presidentin e ri të vendit.

Nëse deri me këtë datë, nuk zgjdhet Presidenti , vendi shkon automatikisht në zgjedhje sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri Kurti ka filluar takimet me subjektet politike opozitare por ende pa ndonjë rezultat konkret.

Në lidhje me këtë çështje, a pritet të kemi President të ri apo vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani.

Burjani potencoi se shanset teorike janë që të kemi President të ri por se sipas tij Lëvizjes Vetëvendosje i intereson të luaj rolin e viktimës.

Ai pati kritika edhe për opozitën duke theksuar se ‘s’ka asnjë shpresë që Presidenti të vij nga ata’.

“Gjasat teorike janë, por tani  mbizotëron interesi i VV-së per t’a kryer punën për vete por jo për opoziten, e luan rolin e viktimës në ndërkohë shtetin e tërë e ka shenderru në viktimë. Opozita është e parëndësishme për asgjë, ska asnjë shpresë që një President të vij nga ata” deklaroi Burjani.

Sa i përket partisë në pushtet, Burjani, tha se të njëjtit nuk e respektojnë as Kushtetutën.

“LVV-ja nga shantazhi që bente ndaj opozitës tash është loja mu shënderru ne viktimë. VV-ja paraqitet me ketë politikë kundër opozitës si parti që nuk lëkundet nga ‘sundimi’ ne të ardhmen,  ata nuk pranojnë se Kushtetutën”

Analisti Burjani tha se ose duhet të gjendet një kandidat konsensual dhe unifikues ndërmjet pozitës dhe opoztës ose zgjedhjet janë të pashmangshme.

Sipas tij momentalisht s’ka mundësi të zgjedhet Presidenti i ri.

“Presidenti njëherë ska mundësi të zgjedhet, kanë mbet ditët e numërume. Ose VV me opozitën me gjet një person konsensual, jo polarizues  unifikues, nëse jo, atëhere zgjedhjet janë të pashmnagshme” ka deklaruar Burjani  në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Blerim Burjani- Ish-anëtar i KQZ, njohës i zhvillimeve politike!

Ndërsa avokati, Xhevdet Smakiqi, ka konfirmuar për “Gazeta Blic”se nëse nuk arrihet të zgjedhet Presidenti i ri deri me datën 28 prill në ora 00:00 atëherë vendi shkon automatikisht në zgjedhje.

“Po, bazuar ne Aktgjykimin e fundit të Gjykates Kushtetuese përkitazi me intepretimin perfundimtar të nenit 86 par 2 dhe 82 të Kushtetutës se Kosovës nëse deri me datën 28.04.2026 në ora 00:00h nuk votohet dhe nuk zgjidhet një kandidat për President të Republikes së Kosovës vendi IPSO JURE apo automatikisht shkon në zgjedhje. Për pasojë Kuvendi i Repupublikes së Kosoves legjislatura e X e humb mandatin qe i bie Kuvendi nuk mundet te mblidhet në asnjë format te tij as Kryesia e Kuvendit as Komisionet dhe as konvokimi i seancave plenare” deklaroi Smakiqi për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/