Emisari special i presidentit amerikan Donald Trump për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka zhvilluar dje një takim me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidenca e Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me këtë takim dhe temat që u diskutuan.
Në takim morën pjesë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Kroacia.
Presidentja e Kosovës iu bashkua diskutimit në pjesën e dytë të takimit, për shkak të angazhimeve të tjera bilaterale.
Kupina theksoi për Telegrafin se në tryezë nuk ka pasur diskutime politike.
“Presidentja ka arritur aty në pjesën e dytë të takimit për shkak të takimeve të tjera bilaterale. Në takim secili shtet ka prezantuar potencialin e vet ekonomik si mundësi për bashkëpunim me administratën Trump. Nuk ka pasur diskutime politike”, ka shtuar Kupina.


