Lajme

Presidenca planifikon 6 mijë euro për dekorime për festat e fundvitit

12/06/2023 21:15
nga:G B

Presidenca e Kosovës ka ndarë 6 mijë euro për dekorimin e oborrit  dhe hapësirave të këtij institucioni me rastin e festave të fundvitit.

Ky institucion tashmë ka nisur edhe procedurat e prokurimit për përzgjedhjen e kompanisë për të kryer këtë shërbim, shkruan Gazeta10.

Zyra e Prokurimit në Presidencë ka hapur tenderin për përzgjedhjen e Operatorit Ekonomikë dhe do të presë ofertat deri më 11 dhjetor.

Pas kësaj date pritet edhe të përzgjidhet kompania fituese e cila do të bëjë dekorimin e këtyre hapësirave para fesatve të fundvitit.