Lajme

Presidenca: “Open Ballkan” po shihet si instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia

06/07/2022 09:51
nga:Genita C

Shefi i stafit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratës së fundi të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili tha se Rusia e mbështet iniciativën e Ballkanit të Hapur, e cila është nismë e Serbisë, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi në “Twitter”, Vela shkruan se Lavror e sheh nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia dhe për të prishur integrimin në BE dhe NATO.

“Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov konfirmon hapur lidhjen në mes synimeve hegjemoniste të Rusisë në Ukrainë dhe synimeve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës. Për më tepër, Lavrov e sheh nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia dhe për të prishur integrimin në BE dhe NATO”, shkroi Vela.

 

Lavrov mbështeti nismën “Ballkani i Hapur”, Abazi: A do të thotë kjo se kushdo që mbështet këtë nismë mbështet edhe shkatërrimin e Urakinës?